Thursday , May 28 2020
Lajmi i fundit

Numanoviq: TË DHËNAT PËR PËRFAQËSIMIN E PAKICAVE TË ENJTEN

NumanovicMinistri i të drejtave të njeriut dhe pakicave dr Suad Numanoviq ka thënë se të enjten në mbledhjen e Qeverisë së Malit të Zi do të prezantohet informata për përfaqësimin e përfaqësuesve të popujve pakicë në organet shtetërore.

“Në mënyrë preliminare mund të them se ka përmirësimi, por ne akoma nuk jemi të kënaqur me këtë”, tha ai në konferencë për shtyp në Ulqin duke shtuar se sheti duhet të krijojë kushtet që përfaqësuesit e pakicave të jenë edhe më shumë në funksionet ku sillen vendimet.

Numanoviq tha se këtë vit do të bëhet edhe informata për përfaqësimin e përfaqësuesve të pakicave nacionale edhe në gjyqësor, prokurori dhe në organet e administratës lokale.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top