Wednesday , April 24 2019
Lajmi i fundit

Numri i mysafirëve në tetor: RRITJE SIMBOLIKE

velikaplazatoulcinjTë dhënat e Monstat-it tregojnë që në tetor në Ulqin kanë pushuar rreth një mijë turistë të cilët realizuan 5030 fjetje. Kjo është për 2,7 për qind më mire se vitin e kaluar në të njëjtin muaj, por edhe për qindja më e vogël e rritjes nga të gjithë qytetet tjera në bregdet.

Sepse, shkalla e rritjes së fjetjeve në tetor  të këtij viti në krahasim me tetorin e vitit të kaluar, për shembull, në Tivar është 15, në Herceg Novi 16, ndërsa në Budve bile 45 për qind.

Me analizën e të dhënave vihet deri në përfundim që trendi i pafavorshëm i vizitës sezonale është vazhduar edhe këtë vit. Sepse, mbi 70 për qind të vizitash të mysafirëve në rivierën e Ulqinit shënohet gjatë korrikut dhe gushtit.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top