Wednesday , August 5 2020
Lajmi i fundit

Objektet e përkohshme në Ranë: PUNË PËR PROKURORIN SPECIAL

Big BenMe kërkesë të Komisionit për kryerjen e procesit të Shpalljes publike për dhënie me qira të lokaliteteve të përkohshme në pronën e Komunës së Ulqinit, Prokuroria speciale për krim të organizuar po kontrollon se a kishte paligjshmëri në licitimin për dhënien me qira të tokës për vendosjen e objekteve të përkoshme, shkruan „Dan“.

Gazeta citon kryetarin e Komisionit Allmir Mollabeqiroviqin i cili tha se prokuroria do të hetojë limitimin për lokacionin në anën juglindore të Kalasë.

Për këtë lokacion, i njohur si “Big Ben”, oferta më e madhe ishte 112 mijë euro, e dyta pak mbi 33 mijë, e treta 27 mijë, ndërsa e katërta 5.560. Atë e ofroi qiramarrësi i mëparshëm, i cili për shkak të mënyrës së llogaritjes së pikëve, u rendit në vendin e dytë.

Nga Komisioni është njoftuar se vendimi për renditjen do të shpallet mbasi që të merret përgjigja nga prokuroria.

Një nga pjesëmarrësit e limitimit, Momçillo Radulloviq nga Ulqinit, tha për “Dan” se për shkak të mënyrës së punës do ta padisë tërë Komisionin para prokurorit special.

Foto: Big Ben Facebook

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top