Tuesday , November 19 2019
Lajmi i fundit

OFERTA TURISTIKE PREZANTOHET NË PRISHTINË

Organizata nacionale turistike (ONT) paraqiti të martën në Prishtinë ofertën e Malit të Zi, e qytetarët më së shumti u interesuan për çmimin e shërbimeve, infrastrukturën rrugore, si dhe manifestimet dhe aktivitetet argëtuese.

Përfaqësuesit e ONT dhe të organizatave turistike nga Ulqini, Budva dhe Herceg Novi në shëtitoren qendrore të qytetit, në kuadër të fushatës promovuese në tregun e regjionit, i njoftuan qytetarlt me aktualitetet për sezonin turistik dhe kanë shpërndarë material propagandues.

“Edhe pse në masën më të madhe qytetarët e Prishtinës janë të interesuar për pushimet në Ulqin, ato u interesuan edhe për vende tjera atraktive në bregdet, si dhe në veri të Malit të Zi” thuhet në deklaratën e ONT, të publikuar nga agjencioni MINA.

Nga ONT thanë që Forumi i miqësisë Kosovë-Mali i Zi, i dedikuar poetit Radovan Zogoviq, ishte mundësi që pjesëmarrësit e shumtë të njoftohen me Malin e Zi dhe me potencialet e saj turistike në formë të prezantimeve dhe panel diskutimeve në temën “Promocioni i bashkëpunimit ekonomik në mes dy vendeve”.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top