OJQ “Horizonti i ri”: DREJTUESVE TË VETËQEVERISJES LOKALE I PREZANTOHET PROJEKTI I RI

Prezentacija projekta-WEBER-1OJQ “Horizonti i ri” fillon realizimin e projektit “VETËQEVERISJA LOKALE PROAKTIVE DHE PARTICIPIMI I QYTETARËVE” i cili ka për qëllim mbikëqyrjen e punës së organeve të vetëqeverisjes lokale të Komunës së Ulqinit, nëpërmjet monitorimit të parimeve të përgjegjësisë si dhe forcimin e kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile dhe medieve lokale në avokimin e reformës së administratës publike në nivel lokal.

Projekti fokusohet në parimin e përgjegjësisë i cili është një nga shtyllat e sistemit të administratës publike. Zbatimi i këtij parimi më së shumti pasqyrohet në të drejtën për qasje të informatave me rëndësi publike si dhe në praktikën e publikimit proaktiv të informatave nga ana e organeve të administratës.

Prandaj, nëpërmjet projektit do të mbikëqyrim si organet e vetëqeverisjes lokale (Komuna e Ulqinit) zbaton Ligjin për qasje të lirë të informatave, veçanërisht a e respektojnë rregullin e publikimit proaktiv të informatave për punën e vet.

Procesin e hulumtimit do ta fillojmë me monitorimin e parimit të përgjegjësisë nga organet e Kuvendit komunal, e pastaj në nivel të tërë Administratës lokale.

Njëkohësisht do të mbikqyrim dhe evidentojmë cilat informata organet komunale nuk i publikojnë edhe në Gjuhën shqipe – si gjuhë në përdorim zyrtar në Administratën lokale.

Aktiviteti i parë në projekt – prezantimi i qëllimeve dhe detyrave të projektit përfaqësuesve të vetëqeverisjes lokale, u zhvillua sot (të hënën). Në Kabinetin e Kryetarit të KK Ulqin u organizua takimi i veçantë në këtë temë.weber_web-image

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…

LD në MZ: URIM KOSOVËS DREJT INTEGRIMEVE EUROATLANTIKE

Z-nj. Vjosa Osmani, Presidente e Republikës së Kosovës Glauk Konjufca, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës E nderuaara Presidente e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani, i