Tuesday , December 10 2019
Lajmi i fundit

OJQ Horizonti i Ri: PREZANTOHET PUBLIKIMI “GJUHA E ADMINISTRATËS SIME”

Në Ulqin të martën, në konferencë për shtyp, u prezantua publikimi “Gjuha e administratës sime”, i cili është pjesë e projektit “Gjuha ime – Gjuhë e barabartë“, të cilin e realizoi OJQ “Horizonti i Ri” në partneritet me OJQ “Ul info”.
NH 1
Projekti u realizua me mbështetjen financiare të Ministrisë së të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave, në fushën e zhvillimit dhe avancimit të të drejtave të popujve pakicë dhe komuniteteve të tjera minoritare.

“Ky raport kishte qëllim analizën e nivelit të përdorimit zyrtar të gjuhës dhe alfabetit shqip në Komunën e Ulqinit, përmes monitorimit të punës së vetëqeverisjes vendore dhe nxitjen e parimit të dygjuhësisë në administratën e Komunës. Kjo analizë është realizuar duke përdorur metoda të përshtatshme të hulumtimit, siç janë: monitorimi i publikimit të informatave në mënyrë proaktive në gjuhën shqipe në faqen e internetit të Komunës së Ulqinit; metoda e “vizitorit sekret”, pastaj dërgimi i kërkesave për qasje të lirë në informata, si dhe intervistat e strukturuara me zyrtarët vendorë, të cilët kontribuuan ndjeshëm në vërtetësinë e vetë analizës”, tha drejtori ekzekutiv i OJQ “Horizonti i Ri” Nazif Veliq, gjersa rezultatet e analizës i prezantoi hulumtuesi Admir Gjoni.NH 4

Për kornizat ligjore dhe çështjet e hapura lidhur me përdorimin e gjuhës shqipe, në veçanti në praktikë, folën drejtori i Drejtorisë për Avancimin dhe Mbrojtjen e të Drejtave të Popujve Pakicë në Ministrinë për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave Leon Gjokaj, nënkryetarja e Komunës së Ulqinit Hadixha Gjoni dhe kryetari i Këshillit Kombëtarë të Shqiptarëve në Mal të Zi Faik Nika.

Të gjithë pjesëmarrësit janë pajtuar, gjë që e tregoi edhe analiza, që gjuha shqipe pamjaftueshëm përdoret në administratën lokale dhe përgjegjësia kryesore i takon administratës së Komunës, të cilën tash gati tre dekada e përbëjnë partitë nacionale shqiptare.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top