Sunday , April 21 2019
Lajmi i fundit

OJQ „HORIZONTI I RI“ PREZANTON PROJEKTIN E RI MONITORUES

Horizonti i riAktivistët e organizatës joqeveritare “Horizonti i Ri” u takuan të martën me Kryetarin e Kuvendit të Komunës së Ulqinit Dr. Ilir Çapunin dhe bashkëpunëtorët e tij.

Shkas i takimit ishte prezantimi i metodologjisë së realizimit të projektit “Gjuha ime – gjuhë e barabartë”, të cilin kjo organizatë e realizon në partneritet me OJQ “Ul info”, mbështetur nga Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave të Malit të Zi, në kuadër të Programit për zhvillimin dhe avancimin e të drejtave të popujve pakicë dhe bashkësive tjera etnike.

Projekti ka për synim analizën e nivelit të përdorimit të gjuhës shqipe në Komunën e Ulqinit, përmes monitorimit të punës së organeve të Vetëqeverisjes vendore si dhe nxitjes së parimit të dygjuhësisë në administratën publike.

Për arritjen e këtyre synimeve, janë planifikuar edhe metoda adekuate të hulumtimit, përmes të cilave do të përcaktohet niveli i përdorimit të gjuhës shqipe në Vetëqeverisjen Vendore në Ulqin.

Përveç analizës, gjatë implementimit të projektit, përmes avokimit publik do të promovohet rëndësia e zbatimit të dygjuhësisë në Administratën Vendore.IMG_3333

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top