Monday , September 21 2020
Lajmi i fundit

OJQ “Horizonti i Ri”: SHKËMBIM EKSPERIENCASH MBI AKTIVIZMIN RINOR NE DITËN NDËRKOMBËTARE TË RINISË

OJQ Horizonti i Ri vazhdon edhe këtë vit traditën e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, duke realizuar në të njëjtën kohë edhe aktivitetin përmbyllës të projektit “ZËRI IM NË KOMUNËN TIME”.  Të ftuar special në këtë aktivitet ishin aktivistët rinorë nga komuna e Tivatit.

Duke pasur parasysh përvojën e deritashme te Qendrës Alternative Krijuese nga Tivati në fushën e demokracisë pjesëmarrëse në nivelin lokal dhe shtetëror, si dhe në hartimin e politikave rinore, grupi ynë i aktivistëve të rinj pati mundësinë të përfitojë njohuri të dobishme për mënyrën e zbatimit të vendimeve si në fushat që kanë të bëjnë me të rinjtë dhe të drejtat e tyre, si dhe për mundësitë e të rinjve për pjesëmarrje në procesin e vendimmarrjes. Përndryshe, Komuna e Tivatit konsiderohet si një shembull i praktikës së mirë në Mal të Zi në fuqizimin e partneritetit me qytetarë, veçanërisht me të rinjtë dhe organizatat e shoqërisë civile.Horizonti 2Ky aktivitet shënon përmbylljen e procesit të fuqizimit të kompetencave të liderëve të rinj në fushën e politikës rinore në nivelin lokal, i cili gjatë kohëzgjatjes së projektit kaloi nëpër disa faza, duke filluar nga programi trajnues i cili për tre muaj me radhë u zhvillua në Këndin për të Rinj të Bibliotekës së Qytetit – Ulqin, vizitave studimore në organet e Administratës së Komunës dhe Parlamentit Lokal, e deri te realizimi praktik i hulumtimin në terren dhe botimi i publikimit me rezultatet e hulumtimit “ZËRI I QYTETARËVE PËR QEVERISJE TË MIRË”.

Me këtë aktivitet finalizohet projekti “ZËRI IM NË KOMUNËN TIME”, i cili gjatë 11 muajve të kaluar u realizua në partneritet me OJQ “Ul Info” dhe Bibliotekën e Qytetit – Ulqin, mbështetur nga Ministria e Administratës Publike të Malit të Zi, në kuadër të konkursit publik “e-Demokracia – merr pjesë, propozo, ndrysho”, në fushën e reformës së administratës publike.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top