Thursday , June 20 2019
Lajmi i fundit

OJQ “Lira”: NATA E VETERANËVE TË FOLKLORIT TË ULQINIT

 

Qendra per kulture, Centar za kulturuTë shtunën, me 06.04.2019 ne sallën e Qendrës për kulturë në Ulqin në ora 20:00h, do të mbahet “Nata e veteranëve të folklorit të Ulqinit”.

Natë kjo e përkushtuar të gjithë atyre që kanë lënë gjurmë në historinë e folklorit të qytetit tonë.

Në këtë eveniment do të prezantohen këngët popullore të Ulqinit të kënduara nga këngëtarët e njohur vendas.

Organizatorët e kësaj nate janë Organizata joqeveritare “Lira”, nën mbështetjen e Komunës së Ulqinit, Organizatës turistike dhe Kuvendit komunal.

Te gjithë dashamirësit e folklorit dhe gjithë qytetarët e nderuar jane te mirëseardhur në këtë mbrëmje solemne të organizuar në kuadër të Ditës së Ulqinit, kumtohet nga „Lira“.

One comment

  1. Pershendetje, u kishe lut dikuj ne emen te gjith gurbetqarve Ulqinak, nese muneni mi incisi komplet programin edhe me e qit ktu si me mujt mu knaq edhe na pak me bukurin e folklorit Ulqinak. Nuk na bjen rasti me ja ni lezetin, veres kur jena ne Ulqinin tone te bukur, folklori isht ne pushim. Prep, lutje/apel, incizoni edhe postoni si ta nim pak lezet edhe na.
    Ju punoft shnetja

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top