Monday , October 23 2017
Lajmi i fundit

OJQ “Ul info”: AKSION KUNDËR KORRUPSIONIT NË TIVAR

Tivari 1 (1)Aktivistët e OJQ “Ul info” nga Ulqini kanë ndarë sot në Tivar fletushkat dhe materialet promovuese të fushatës antikorruptive “Mendo lokalisht – vepro lokalisht!”.

Duke theksuar se bëhet fjalë për promovimin e luftës kundër korrupsionit në nivel lokal, Mustafa Canka nga “Ul info” për “Vijesti” tha se qytetarët e Tivarit në stendën e vendosur shkëmbyen me aktivistët qëndrimet dhe eksperiencat nga kjo tematikë “e cila është problem i madh për shoqërinë tonë”.

“Këto janë aktivitetet përfundimtare të projektit të cilin e financon BE-ja, e bartës e të cilit ishte “OJQ ”CGO”, me organizatat “CIN”, “Bonum” dhe “Inkubator”, gjersa ne morëm pjesë si partner lokal. Sot kishim disa probleme me qytetarët dhe i njoftuam me këtë problem i cili po shkatërron shoqërinë dhe komunitetin tonë, duke i ftuar që së bashku të rrisim vetëdijen e komunitetit për këtë problem”, tha Canka për “Vijesti”. (Radomir Petriq, Vijesti)

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top