Thursday , May 25 2017
Lajmi i fundit

OJQ “UL info”: MESAZHET E HULUMTIMIT TË OPINIONIT PUBLIK

image2 (12)Nga 15 shkurti deri më 15 mars kemi kryer hulumtimin e opinionit publik i cili ka treguar që qytetarët e Ulqinit shumë mirë e dinë çfarë është korrupsioni. Ndoshta më saktë e ka definuar atë në konferencë për shtyp drejtori ekzekutiv i MOGUL-it Xhemal Peroviq i cili tha se korrupsion është çdo vend pune i fikur, çdo hotel i prishur, çdo privatizim i keq në Ulqin.

Sepse, përmasat e korrupsionit të cilat i perceptojnë qytetarët në nivel lokal, e veçanërisht në atë shtetëror janë me të vërtetë alarmante, dhe shkatërruese për shoqëri.

Prandaj masat me cak të kufizuar nuk janë të mjaftueshme, edhe pse është e sigurt që, sikur të iniciohet lufta më e fuqishme kundër kësaj të keqe, duke përfshirë këtu gjithsesi edhe të ashtuquajturin korrupsionin politik, struktura aktuale qeverisëse do të ishte e rrezikuar.

Por, rrugë tjetër nuk ka. Shumica dërmuese e qytetarëve, madje 94 për qind e Ulqinakëve, janë të bindur që korrupsioni është i përhapur në Mal të Zi, ndërsa vetëm tetë për qind më pak besojnë se ky është rasti edhe në Ulqin. Pra, duke vështruar në përgjithësi: nëntë nga dhjetë qytetarë të anketuar mendojnë që korrupsioni është fenomen i përgjithshëm. Ky është shenji më i mirë që gjërat kanë ikur larg dhe se me këtë gjendje nuk kemi shpëtim.

Jemi të bindur që anëtarësimi i afërt në NATO, do t’i lëvizë gjërat nga kjo pikë. Tema dhe muhabete të mëdha grindëse nuk do të ketë më në rend të ditës. Do të shpejtohen negociatat për anëtarësim në BE. Të tilla janë eksperiencat e vendeve fqinje të cilët në këtë lidhje ushtarako – politike kanë hyrë para tetë vitesh.

Për ne patjetër është më e rëndësishme që pas kësaj duhet të nisim më fuqishëm rregullimin e shtëpisë tonë dhe të kësaj komune të lënë pas dore.

E deri sa korrupsioni është kaq i theksuar, ky shtet dhe ky qytet nuk mund të jetë shtëpi e rehatshme për qytetarët e tyre. (Qëndrimet e shprehura në këtë artikull janë të autorit dhe nuk pasqyrojnë këndvështrimet dhe mendimet e BE-së dhe të pjesëmarrësve në projekt.)Banner projekat, Disclaimer, Ulqini kunder korrupsionit

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top