Friday , September 20 2019
Lajmi i fundit

OJQ: ULQINI KOMUNË EKOLOGJIKE

rijeka bojana ulcinj, lumi Buna UlqinMe rastin e 5 qershorit, ditës ndërkombëtare të ruajtjes së mjedisit, “UBA” dhe “HAPI i GJELBËRT” iu drejtohen publikut – opinionit, qytetarëve të Ulqinit dhe Malit të Zi me deklaraten e mëposhtme:

Të brengosur për gjendjen e mjedisit rreth tokës, Kombet e Bashkuara në konferencën e mbajtur me 5 qershor të vitit 1972 në Stokholm – Suedi, kanë shpallur ditën e 5 qershorit si Ditë Ndërkombëtare të mbrojtjes së mjedisit dhe themeluan “UNEP” – Programin e OKB-së për mjedisin.

Komuna e jonë me resurse – burime natyrore është më e pasura në Mal të Zi dhe regjion, si bazë për zhvillimin e shpejtë në parimet e qëndrueshmërisë, për fat të keq përjeton një kolaps – krizë ekonomike, sociale dhe ekologjike. Përmes kësaj shkrese ftojmë  të gjitha Institucionet e Komunës së Ulqinit, pushtetin ekzekutiv dhe parlamentar, sektorin e biznesit, sektorin civil, institucionet arsimore, intelektualët e pamvarur, qytetarët, mediat, që së bashku të ruajmë dhe të mbrojmë potencialet tona te resurseve të vlefshme si: Liqeni i Shasit, Buna, Kryporja, Plazhi i Madh, ishulli Ada, Port Milena,  pylli i pishave, ullishta e Valdanosit, tokën bujqësore dhe të tjera, nga shkatërrimi dhe degradimi i mëtejshëm, dhe përmes institucioneve të sistemit, me dije dhe argumente të kthejmë kompetencat mbi këto perla për valorizimin, hapjen e vendeve të reja të punës dhe përmirësimin e standardit jetësorë të të gjith qytetarëve të Ulqinit.

Duke e ruajtur natyrën dhe mjedisin ruajmë vehten dhe gjeneratat e ardhshme.

Qëllimi ynë është zhvillimi i Komunës së Ulqinit dhe të jetë komunë ekologjike.

Xhelal Hoxha – drejtori ekzekutiv “Hapi i Gjelbërt”

Elvir Zeçeviq –  Drejtori ekzekutiv “Ulqin Biznes Asociacioni” – UBA

One comment

  1. Fatos Lubonja

    Komune ekologjike thuhet e? Po mire kanali port Milena a perfshihet?

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top