Wednesday , December 11 2019
Lajmi i fundit

ONT: NUMRI SPECIAL PËR TURISTËT ËSHTË 08000 1300

nto, nacionalna turisticka organizacija, montenegro wild beautyEdhe këtë vit mysafirët që pushojnë në Mal të Zi mund të thërrasin numrin special 08000 1300 për informatat dhe sugjerimet, ankesat dhe lëvdatat.

“Shumica e thirrjeve deri tani kishin të bënin me informatat dhe kishim disa ankesa, të cilit kishin të bënin me mosrespektimin e rregullave, me zhurmën, qiradhënien ilegale të akomodimit, uzurpimin e hapësirave në plazhe dhe mungesën e higjienës komunale”, thonë nga Organizata Nacionale Turistike (NTO).

Turistët, siç shtohet, më së shumti interesohen për plazhet, manifestimet, numrat e shërbimeve, regjistrimin e akomodimit, taksën e banimit dhe orarin e vozitjes.

Call Qendra është çdo ditë pune në shërbim të qytetarëve dhe turistëve prej orës shtatë deri në ora 15.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top