Friday , September 20 2019
Lajmi i fundit

Opozita: HETIM PARLAMENTAR PËR PRONËN E KOMUNËS

Komuna e Ulqinit, Opstina UlcinjNë mbledhjen e parë të ardhshme të rregullt të Parlamentit lokal në Ulqin, opozita do të kërkojë inicimin e hetimit parlamentar rreth rastit të humbjes së pronës komunale në gjykata, mëson Portali Ul-info.

„Është shumë indikative që kohën e fundit humben proceset gjyqësore të cilët zgjasin me dekada, ndërsa e gjitha kjo kalon gati pa u vënë re, pa asnjëfarë diskutimi ose përgjegjësie“, thonë këshilltarët e opozitës duke numëruar si shembuj rastet si „Partizanski put“, Kino bahçja në Ranë dhe „Stojanoviq“, për shkak të së cilit momentalisht është në bllokadë xhiro-llogaria e komunës.

Sipas fjalëve të tyre, duhet të shqyrtohet dhe çështje se pse nuk implementohen përfundimet e Kuvendit komunal nga shkurti i vitit 2013 të cilët kanë të bëjnë me proceset gjyqësore.

One comment

  1. T’kujat ishin ato prona? Si i takuen Komunës? Ndoshta trashigim I Jugosllavis? Pak ma shum informata, ju lutem.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top