Wednesday , October 16 2019
Lajmi i fundit

Opozita: OBSTRUKSION PERMANENT PËR SHKAK TË INTERESAVE PERSONALE

Komuna e Ulqinit, Opstina UlcinjKryetari i Këshillit Komunal të Lëvizjes Qytetare URA Omer Bajraktari deklaroi se koalicioni i madh i cili mban pushtetin në Ulqin është një nga zgjidhjet më të këqija për këtë Komunë.

Ai tha se Ulqini në këtë përbërje politike vetëm shkon mbrapa. „Që dikush bënë obstruksion është vetëm pohim i tezës që bazë e këtij koalicioni janë interesat personale“, theksoi Bajraktari për „Vijesti“.

Sipas fjalëve të kryetarit të Këshillit Komunal të Partisë Socialdemokrate Naser Resulbegoviq, karakteristika bazë e shumicës momentale parlamentare është obstruksioni permanent i punës nga ana e vet përbërësve të koalicionit qeverisës. „Rrengjet dhe dredhitë e tyre të ndërsjella dhe pafund rezultuan me bllokimin total të punës së pushtetit ekzekutiv dhe ligjvënës dhe joefikasitetin ekstrem në drejtimin e realizimit të funksioneve bazë të vetëqeverisjes lokale“, vlerësoi ai.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top