Optimizmi i Qeverisë: PRESIN RRITJE TË EKONOMISË PËR 2,7 PËR QIND

Në bazë të rezultateve të realizuara në periudhën janar-gusht, pritet që ekonomia e Malit të Zi do të shënoj shkallë reale të rritjes për 2,7 për qind në nivel vjetor, është thënë në kumtesën e Qeverisë së Malit të Zi.

Mbledhja e të ardhurave e ka tejkaluar planin dhe lartësinë e të ardhurave për të njëjtën periudhë në dy vitet e kaluara, thuhet në kumtesë. Sipas të dhënave preliminare, për tetë muaj janë mbledhur 762.6 milion euro të ardhura, çka paraqet rritje prej 3,2 për qind në krahasim me planin.

Qeveria ka konstatuar që rritja e të ardhurave është rezultat i efektit të masave për shuarjen e ekonomisë informale, rimëkëmbjes së aktivitetit ekonomik, si dhe futja e shkallës më të lartë tatimore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…