Organizata shqiptaro-amerikane: FTESË PËR GJUKANOVIQIN

Në Njujork më 27 shtator do të organizohet darka gala të cilën e organizon organizata shqiptaro amerikane NAAC (National Albanian American Council), e në të cilën është ftuar ish kryetari i Komunës urbane të Tuzit dhe ish deputeti Nikolla Gegaj. CDM mëson jozyrtarisht që është ftuar dhe kryeministri i Malit të Zi Millo Gjukanoviq.Për çdo vit NAAC organizon darkën vjetore në Njujork për nder të individëve të cilët në mënyrë unike kanë ndihmuar popullin shqiptarë.

Manifestimi organizohet në ditët e mbajtjes të mbledhjes të Kombeve të bashkuar.

Në këtë manifestim janë ftuar përfaqësuesit më të lartë të shteteve Shqipëri, Kosovë si dhe shtetet tjera të Ballkanit perëndimorë. Mysafirë të përhershëm të manifestimint janë kryetari i Qeverisë së Shqipërisë Edi Rama, kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, kryetarja e Kosovës Atifete Jahjaga, nënkryetari i qeverisë së Maqedonisë Mustafa Xhaferri, si dhe përfaqësuesit më të lartë të administratës amerikane.

Vitin e kaluar ishte i pranishëm dhe ndihmësi i sekretarit të shtetit në SHBA Filip Riker. /CDM/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…