Thursday , November 23 2017
Lajmi i fundit

Osmanoviq: KOMUNA E ULQINIT I KA BORXH PDS-së 7.408 EURO

Sead OsmanovicSekretari për financa dhe buxhet në Komunë të Ulqinit mr. Sead Osmanoviq deklaroi se në administratën lokale nuk mbërriti padia nga ana e Partisë demokratike të socialistëve për borxhin i cili ekziston ndaj kësaj partie politike.

“Ju njoftojmë që Komuna e Ulqinit gjatë vitit 2016 dhe 2017 ka shlyer pjesën dërmuese të detyrimeve ndaj partive politike me vlerë totale prej 224,920,17 euro. Komuna e Ulqinit ka shlyer një pjesë të borxhit nga viti 2013, borxhin total për vitet 2014, 2015 dhe 2016 dhe një pjesë të borxhit nga viti 2017. Në këto dy vite u paguan 45 muaj detyrime ndaj partive politike në bazë të Ligjit për financimin e partive politike”, tha ai për Portalin Ul-info duke theksuar se borxhi i saktë ndaj PDS-së është 7.408 euro.

Duke u bazuar nga burimet nga baza e PDS-së, “Dan” javën e kaluar publikoi që borxhi i Komunës së Ulqinit ndaj kësaj parti është 38.000 euro.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top