Friday , August 14 2020
Lajmi i fundit

Osmanoviq: KURBAN BAJRAMI REFLEKTON BUJARI DHE MIRËSI

DPS 1 (1)Urimi i Kryetarit të KK PDS Ulqin Sead Osmanoviq

Akti i sakrificës që simbolizon festen e Kurban Bajramit, është karakteristikë e bukur dhe e madhe njerëzore që në thellësi reflekton bujari dhe mirësi. Në këtë ditë të madhërishme të shprehjes së besimit dhe të një çasti kremtimi për të gjithë besimtarët muslimanë kur shtohet dhe forcohet më shumë ndjenja e humanitetit, solidaritetit, bamirësisë dhe mëshirës, uroj që të ndihmojmë njëri-tjetrin dhe të punojmë për një të ardhme sa më të mirë për vendin tonë. Në emër te Partise Demokratike te Socialisteve dhe në emrin tim personal, të gjithë besimtarëve të besimit Islam ua uroj festën e madhe të Kurban Bajramit, me dëshirat më të mira për shëndet, lumturi dhe mirëqenie!

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top