Tuesday , November 20 2018
Lajmi i fundit

Ostros: KRANJANË TRE HERË MË SHUMË NË AMERIKË SE SA NË VENDLINDJE

Ostros, Kraje, Krajina

Në Bashkësinë Lokale Ostros pohojnë se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës jetojnë tre herë më shumë njerëz me prejardhje nga kjo trevë se sa në Krajë.

Sipas fjalëve të kryetarit të Bashkësisë Lokale Vebi Dodiqit, në këtë trevë jetojnë rreth 1.500 banorë, gjersa vetëm në Amerikë janë rreth 5.000 njerëz nga Kraja.

„Krajës i nevojitet uji, infrastruktura rrugore, vendet e punës. Për këtë arsye nga kjo trevë më së shumti ikin të rinjtë, e jo rrallë edhe familjet e tëra“, thekson ai.

3 comments

  1. Kur thua vendlindje- une si mergimtar, por jo nga Kraja, mund te them se Krajanet e kujtojne Krajen ne darsma, raste te ndryshme edhe kur vizitojn veres. Komuniteti Krajan, aj Ulqinak edhe prej viseve tjera Shqiptare, e kan nje talent te rralle per tu asimilu, per me u be patriot Amerikan- filluar me gjuhen Amerikane qe Krajanet e kan “pervetsu” ne shtepite e tyre ku Shqipja eshte gjuhe e dores dyte, por edhe ne nderrimin e emrave ku Sall, Xhimi, Roni, Majk, Frenk e sa e sa tjer qe jo ne pak raste nderrohen edhe zyrtarisht ne dokumente apo shofer patente. Kjo eshte nje gje katastrofale. Emrat e femijve me te popularizuara jane ata qe pronocohen lehte anglisht- Jasin eshte Xhejson, Xheneta eshe Xhenet, Samiri eshte Sem etj etj. Z. Doda, mos qani per “krajanet”, se as ata nuk qajn per Krajen. Ata qe investojn ne “vendlindje”, nese jan asi soji, nuk investojn ne Kraje, por investojn ne Ulqin apo afer Roki bic, qe eshte shum me e preferuar se plazha Muriqit, sepse ne Muriq ka shum “local hillbillies” sic i quajn gjeneratat e reja popullsin qe ka mbetur ne Kraj dhe lufton dita dites me mbijetu derisa Krajanet e Amerikes lufojn se cili do ta ket makinen me te shtrenjt edhe stejkun me te madh. Pershendetj

  2. SHBA te asimilon gradualisht. Asht veshtire per “amerikanet” me prononcue emnat shqiptare, per at arsye shqiptaret (dhe jo vetem ata) in adaptojne emnat. Ai asht fati i mergimtarve jo vetem ne SHBA por ne cdo vend ne bote. Te njajtin fat e ka pase gjermanet, italianet, etj qe kane emigrue ne SHBA shum para shqiptarve. Cka asht fatkeqsi gjuha shqipe po “bastardhohet” edhe ne vendlindje, ku per cdo dite shtohen fjalet e hueja (a sidomos ato angleze te shqiptarizuara, p.sh. divorci, eveniment, etj.). Fatin e Krajes e kane edhe vendet tjera ku banojne shqiptaret (Ulqini me rethe, Malesia, Plava/Gucia, etj.)

  3. Shqiptari e ka fare me drejt, edhe ti Mark e ke me t’drejt kur thu se edhe gjuha jon isht bastardhizu, arsyja, ma xen bes, isht kta “amerikant” e jon si vijn pi Amerike si e nrrojn gjuhen e sjelljen e tyne 100% edhe kur vijn n’Ulqin, i duket vejdi “kull” me fol gjuhen e huj edhe me u majt me t’madh, se ka ba dicka t madhe n’jet vec se jeten n’Amerik.
    Sa i perket asimilimit gradual si Amerika ja ban popujve t’huj, un e di rastin ku Ulqinaku n’Amerik ka met Ulqinak, ku ja ka vu fmive emnat Shyptar ashtu si e ka edhe aj vet edhe gruja ti edhe kam qen deshmitar kur ja ka ka than amerikanit 4-5 her emnin e vet deri sa i ka ra taman. Ata nuk e kan problem mi than emnin, ata e kajn ma let me ta nrru emnin. Edhe, nese je njeri i vogel, pa karakter edhe poziten e ke t’ulet- asimilimi bahet edhe shum ma let. Ky miku edhe gruja e ti jan me pozita te forta ne punen e tyne edhe nuk e ka nevoj me e asimilu vejdin, jan ala krenar me qen Shyptar. Ashtu edhe fmit, e flasin gjuhen amtare, krenohen me prejardhje edhe nuk e nrrojn emnin si me e pas dikush ma let me e shqiptu.
    Populli meksikan, sa kam pa, e run kulturen, gjuhen edhe traditat e veta SHUM MA TEPER se Shyptart, edhe aj isht fakt si nuk e lun topi. Dy meksikan kur takohen, flasin gjuhen e tyne, dy Shyptar kur takohen, flasin gjuhen e huj. Ky fenomen ka qen katastrofal per mu me e pa, skam mujt me e kuptu pse par edhe ata si e kan fol, skan mujt me ma spjegu pse.
    Fol SHQIP se je SHQIPTAR

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top