Monday , January 18 2021
Lajmi i fundit

Ostros: TË MËRKUREN KREMTIMI ME RASTIN E RINOVIMIT TË NDËRTESËS SË AMBULANCËS

Në qendër të Krajës, në Ostros, të mërkurën do të mbahet kremtimi me rastin e rinovimit të ndërtesës së Ambulancës lokale.

Në këtë manifestim do të marrin pjesë ministri i shëndetësisë në Qeverinë e Malit të Zi dr Miodrag-Bobo Radunoviq dhe zyrtarët më të lart komunal të Tivarit.

Rinovimin e ndërtesës dhe pajisjen e saj me mjete më moderne e ndihmuan Agjencia për Bashkëpunim dhe Koordinim Ndërkombëtar të Turqisë, TIKA dhe emigrantët nga Kraja në Francë. Ato, siç na tha dr. Ganimete Hoxha, kësaj ambulance i kanë dhuruar automjetin  sanitar modern, me të gjitha pajisjet e nevojshme.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top