Sunday , April 21 2019
Lajmi i fundit

OT: 280 MIJË NGA TAKSA E BANIMIT NË AKOMODIMIT PRIVAT

fuad-haxhibetiRreth 750 mijë fjetje në akomodimin privat janë realizuar në Ulqin gjatë sezonit të deritashëm turistikë, njoftohet për “Vijesti” nga Organizata lokale turistike (OT).

Sipas fjalëve të drejtorit të këtij institucioni, mysafirët mesatarisht kanë qëndruar shtatë deri në tetë ditë, që do të thotë se janë lajmëruar gjithsej rreth 100.000 mysafirë në akomodimin privat.

“Fëmijët deri në moshën 12 vjeçare nuk paguajnë taks banimi, ndërsa të moshës 12 deri në 18 vjeç paguajnë 25 cent. Duke pas këtë parasysh, në arkën e qytetit në bazë të taksës së banimit në akomodimin privat u grumbulluan rreth 280.000 euro”, tha ai duke theksuar se numri i fjetjeve dhe të ardhurat nga taksa e banimit janë për 11 për qind më të larta se një vit më parë.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top