Thursday , October 18 2018
Lajmi i fundit

OT: APEL QIRADHËNËSVE TË AKOMODIMIT QË TË RESPEKTOJNË AFATET DHE LAJMËROJNË MYSAFIRËT

Organizata turistike, Turisticka organizacijaKumtesë për opinion Organizata Turistike Ulqin
Përfaqsuesit e OT të Ulqinit në bashkëpunim me Inspektoret për të huaj, cdo dite koordinojnë në mbarvajtjen e paraqitjes së mysafirëve në teritorin e komunës së Ulqinit, dhe gjithëmon jemi munduar që të ju dalim në ndihmë qiradhënësve dhe mysafirëve kur është në pytje paraqitja e mysafirëve.

Duhet të theksojmë që çdo ditë ballafaqohemi me shumë parregullsi të cilave nuk mund te ju përgjigjemi dhe për këtë ju drejtohemi qiradhanësve që tëzbatojn Ligjin për të huaj, dhe paraqitjen e mysafirëve ta bëjnë në afatin ligjor i cili është 24 orë nga momenti i ardhjes së mysafirëve.
Nëse nuk respektohet afati ligjor prej 24 orëve qiradhanësit janë të detyruar të paraqiten te inspektori për të huaj për veprime të mëtutjeshem.

Organizata turistike lajmëron qiradhanësit por dhe mysafirët të cilët qëndrojn ne qytetin tonë që InfoPunktet gjenden në këto zona:

-Qytet-te T-Com Centrala bul. Gj.K.Skenderbeupnpunon nga 7.00-22.00
-Plloça-Plazhi i vogël-Punkt 1 rr. H.A.Ulqinaku pnpunon nga 7.00-23.00
-Stacioni i autobusëve – Punkt 2 bul. S.Frashëri pnpunon nga 7.00-22.00
-Plazhi i madhë- Punkt 3 Gjerane2 punon nga 7.00-22.00
-Shtoj -Punkt 4 Qenderr punon nga 7.00-23.00
-Kruçë- Punkt 6 punon nga 7.00-22.00
-Shtoj -Punkt 7, te Imperiali punon nga7.00-22.00

Njekohesisht ju dëshirojmë të gjithë qiradhënësve sezonë të suksesëshme, ndërsa mysafirëve të cilët përzgjedhin qytetin për të kaluar pushimet , ju dëshirojmë pushime të këndëshme në qytetin tonë.

One comment

  1. Mark K. Shkreli

    Sikur regjistrimki te behej permes interneti, besoj se situata do te ishte shume me e mire.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top