Monday , October 23 2017
Lajmi i fundit

OT: DERI TANI KEMI REALIZUAR 94% TË BUXHETIT TË PLANIFIKUAR

Fuad-HaxhibetiTë ardhurat e Organizatës turistike të Ulqinit janë realizuar me vlerë 540.344 euro deri me 30.09.2017. Me Planin për këtë vit të ardhurat duhet të jenë 576.000 euro, që do të thotë se në nëntë muajt e parë kemi realizuar 93,81 për qind të buxhetit të planifikuar, deklarohet për Portalin Ul-info nga ky institucion.

Siç theksohet, taksa e banimit është realizuar me vlerë prej 356.400 euro, ose 97,30% nga vlera e planifikuar prej 366.000 euro.

Nga taksa turistike janë grumbulluar 65.341 euro ose mbi 5.000 euro më shumë se plani.

Kontributet e anëtarësisë janë realizuar me vlerë 34.425 euro, që është 57,4% nga vlera e planifikuar prej 60.000 euro. „Deri në fund të vitit planifikojmë rritjen e kësaj të ardhure, meqë pagesa e kësaj takse pritet gjatë dhjetorit“, thuhet nga OT dhe shtohet që të ardhurat tjera janë realizuar me vlerë prej 81.177 euro.

Donacionet të cilët janë planifikuar e vlerë prej 20.000 euro janë realizuar me vlerë prej 3.000 euro, gjegjësisht 15%.

„Shpresojmë që deri në fund të vitit kalendarik do  të arrijmë të realizojmë Programin e punës dhe Planin financiar i cili është i paraparë për vitin 2017“, përfundohet nga Organizata turistike.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top