Tuesday , March 19 2019
Lajmi i fundit

OT: DY PUNKTE DO TË PUNOJNË GJATË GJITHË VITIT

Nga organizata turistike e Ulqinit është deklaruar që dy nga pesë punkte turistike-informative të hapura së fundmi do të punojnë gjatë gjithë vitit. „Do të jenë vazhdimisht të hapura punktet në Plloç dhe tek Stacioni i autobusëve“, ka deklaruar punonjësja e OT Emina Dervishi.

Ajo për “Dan” ka thënë që punktet kanë justifikuar arsyen e formimit. “Aty turistët kanë marrë të gjitha informatat e nevojshme për Ulqinin ose akomodimin në rivierën e Ulqinit, e në to është kryer edhe pagesa e taksës së banimit”, shtoi ajo.

Sipas fjalëve të saja, nga taksa e banimit në këtë vit në Ulqin është paguar rreth dhjetë për qind më shumë se vitin që kaloi.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top