Sunday , July 21 2019
Lajmi i fundit

OT: KONTROLLI I PAGESËS SË TAKSËS SË BANIMIT EDHE NË SUKUBINË

Fatmir Gjeka, Fatmir DjekaDrejtori i Organizatës Turistike Fatmir Gjeka paralajmëroi se nga 1 maji do të lehtësohet hyrja e shtetasve nga Kosova në Mal të Zi.

Sipas fjalëve të tija, fëmijët nga Kosova do të mund të hyjnë me çertifikatën e lindjes ose me librezën e shëndetit.

Po ashtu, ai tha se u krijua bashkëpunimi më i ngushtë me Policinë Kufitare. “Në kalimin në Sukubinë, me kontrollë të thjeshtë në kompjuter, do të dihet se ai që po largohet nga vendi a ishte i lajmëruar gjatë qëndrimit. Nëse jo, do të dënohet mysafiri dhe qiradhënësi i akomodimit”, tha Gjeka.

Ai apeloi tek qiradhënësit e akomodimit që rregullisht të lajmërojnë mysafirët në mënyrë që të shmangin dënimet.

One comment

  1. E si dojn mi regullu punen e atyne si i fitojn deninet neper tamabila par nuk i pagojn se nuk ka bashkpunim me polici kufitare

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top