Saturday , September 21 2019
Lajmi i fundit

OT: MYSAFIRË 15 PËRQIND MË PAK SE VITIN E KALUAR

Të dhënat e Organizatës turistike vërtetojnë që fillimi i kulmit të sezonit, të paktën kur bëhet fjalë për numrin e mysafirëve, është shumë më i dobët se vitin e kaluar. Siç deklaruan nga ky institucion, në fund të kësaj jave në Ulqin kanë pushuar 16308 mysafirë apo 15 përqind më pak se vitin e kaluar.

Më të vizituar nga pushuesit janë kampet ku ka gati tre herë më shumë mysafirë se vitin e kaluar në të njëjtën kohë, si dhe hotelet, ku pushojnë 20 përqind më shumë turistë, apo diçka mbi 2600.

Rënia më e madhe  është në akomodimin privat, dhe atë 19 përqind më pak se në fillim të korrikut të vitit 2012.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top