OT: NË FESTIVAL FOLKLORI, LULGJURAJ DHE QETKOVIQ

Ulcinj, Ulqin, Kalaja, Stari grad, Mala plaza, Plazi i vogel, Rana, PristanOrganizata turistike e Ulqinit, në bashkëpunim me Ministrinë e turizmit dhe zhvillimit të qëndrueshëm të Malit të Zi dhe komunën e Ulqinit, organizojnë manifestimin “Dolcinium international festival” i cili do të zgjas prej 16 deri më 19 tetor. Me këtë manifestim zyrtarisht do të mbyllet sezoni turistik, ndërsa njëkohësisht do të fillojë fushata për vitin 2015, përcjellë CdM.

Në kuadër të këtij manifestimi më 17 tetor do të mbahet koncerti i shoqatave kulturore nga dhjetë shtete, në sheshin poshtë bedenave të Kalasë. Mbrëmja finale është planifikuar për një ditë më vonë, më 18 tetor, kur vizitorët kanë mundësin të degustojnë kuzhinën tradicionale ulqinake, vajin e ullirit, si dhe verën malazeze.

Atë natë do të këndojnë Adrian Lulgjuraj me bendin e tij, si dhe këngëtari i njohur malazez Sergej Qetkoviq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…