Madje 40 për qind më shumë mysafirë të lajmëruar se një vit më herët pushojnë në Ulqin, tregojnë të dhënat e Organizatës Turistike.
Siç theksohet, të premten në rivierën e Ulqinit janë evidentuar 55.674 turistë.
Në hotele pushojnë 6.159, në kampe dhe pushimore 850, ndërsa në akomodim privat janë të regjistruar 48.755 turistë.
Pothuajse 98 për qind e mysafirëve janë me pasaportë të huaj.