Saturday , September 21 2019
Lajmi i fundit

OT: NËN NJË MILION EURO PËR TAKSËN E BANIMIT DO TË ISHTE PAK

Fatmir Gjeka, Fatmir DjekaNga Organizata Turistike e Ulqinit thanë se organet shtetërore janë të vendosur që këtë sezon të përmirësojnë gabimet e vërejtura dhe të disiplinojnë qiradhënësit e akomodimit kur bëhet fjalë për pagesën e taksës së banimit.

“Prandaj, dënimet për moslajmërimin e mysafirëve, të parapara me ligj, do ti mbërrijnë të gjithëve, pavarësisht se kush janë dhe me çka merren”, tha drejtori i Organizatës Turistike Fatmir Gjeka për “Vijesti”.

Ai shtoi se synimi është të mblidhen të paktën një milion euro mbi këtë bazë, si dhe paralajmëroi që nga 25 prilli do të hapen të gjashtë pikat turistike në qytet dhe në rrethinë ku mysafirët mund të lajmërojnë banimin e tyre.

Gjeka tha se nga qershori do të hapen edhe tre pika të tjera: në Katërkollë, në Krruç dhe tek ish hoteli “Galeb”.

One comment

  1. Ishalla persmirsohen gabimet par kshtu flitet pergjith vjet para vere. 1 milion euro nuk jan kergja n krahasim me numrin e turistave sa ka n Ulqin gjat veres, shkojn e vijn 1 milion njerz gati. Problemi isht se tan shpijat i kajn ba odat kateca, n 10 metra katror ka 4-5 kreveta, kajn 10 oda edhe lajmrojn 8 kreveta. Problem tjeter isht se ka disa si i kan 30 turista n shpi, i vjen kontrolla e ja gjin 4 t lejmrumon, me liber t jeshile ja nep edhe 50€ edhe vazhdohet ma gjat. Korupsioni n tana qoshet. Ishalla bahet ma mir par si e shaf un, kja ishg vazhdim i t njajtit sistem.
    Miku mikut, hatri hatrit, popullintesh munohetvn tan mnyrt me ja rras shtetit masi ja ka rras shteti popullit tesh 30 vjet.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top