OT: NËN NJË MILION EURO PËR TAKSËN E BANIMIT DO TË ISHTE PAK

Fatmir Gjeka, Fatmir DjekaNga Organizata Turistike e Ulqinit thanë se organet shtetërore janë të vendosur që këtë sezon të përmirësojnë gabimet e vërejtura dhe të disiplinojnë qiradhënësit e akomodimit kur bëhet fjalë për pagesën e taksës së banimit.

“Prandaj, dënimet për moslajmërimin e mysafirëve, të parapara me ligj, do ti mbërrijnë të gjithëve, pavarësisht se kush janë dhe me çka merren”, tha drejtori i Organizatës Turistike Fatmir Gjeka për “Vijesti”.

Ai shtoi se synimi është të mblidhen të paktën një milion euro mbi këtë bazë, si dhe paralajmëroi që nga 25 prilli do të hapen të gjashtë pikat turistike në qytet dhe në rrethinë ku mysafirët mund të lajmërojnë banimin e tyre.

Gjeka tha se nga qershori do të hapen edhe tre pika të tjera: në Katërkollë, në Krruç dhe tek ish hoteli “Galeb”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…