Wednesday , November 21 2018
Lajmi i fundit

OT: NGA TAKSA E BANIMIT GJYSMË MILIONI EURO

Fatmir Gjeka, Fatmir DjekaNë bazë të taksës së banimit Organizata Turistike (OT) e Ulqinit do të grumbullojë deri në fund të vitit rreth gjysmë milioni euro, që është për 35 mijë euro më shumë se plani, njoftohet nga ky institucion.

Mirëpo, në OT, siç tha drejtori Fatmir Gjeka, nuk janë të kënaqur me paratë e grumbulluara dhe ato as si përshtaten gjendjes në terren.

“Që tani në këtë drejtim rakorduam aktivitetet me organet shtetërore, Komunën e Ulqinit, policinë kufitare dhe inspektoratet, sepse është mëkat që mbi këtë bazë mos të kemi të paktën një milion euro. Atëherë do të kishim promovim shumë më të mirë të destinacionit tonë dhe do të organizonim më shumë manifestime dhe evenimente kulturo-artistike në qytet”, tha Gjeka për Vijesti.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top