Wednesday , October 23 2019
Lajmi i fundit

OT: PAGESA MË E MIRË E TAKSËS SË BANIMIT, APEL QIRADHËNËSVE

Organizata turistike, Turisticka organizacijaNga Organizata Turistike e Ulqinit njoftuan se në krahasim me vitin e kaluar pagesa e taksës turistike është diç më e mirë.

„Patjetër, prapë vazhdon të jetë larg nga gjendja reale. Nisën kontrollet e rritura në terren, si dhe në pikat kufitare, gjersa politika gjobuese do të ashpërsohet. Prandaj apelojmë tek qiradhënësit që gjatë sezonit t’i sigurojnë vetes veprimtari të sigurt, ndërsa turistëve shfrytëzim të sigurt të shërbimeve të tyre“, thonë nga OT Ulqin.

Shtohet se taksa e banimit në Ulqin është më e ulëta në Bregdet dhe është 70 cent në ditë për personat e rritur. Të rinjtë prej moshës 12 deri në 18 kanë zbritje prej 50% në këtë vlerë, ndërsa fëmijët deri në moshën 12 vjeçare nuk e paguajnë taksën e banimit.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top