Saturday , September 23 2017
Lajmi i fundit

OT: PËRFUNDON MANIFESTIMI “TË GJITHË PËR TURIZËM”

KoncertMe glamurin e sfilatës së modës dhe eskpozitën e piktorëve të njohur botëror, mbaroi edhe nje edicion i manifestimit Të gjithë për turizëm, me të cilin Organizata Turistike e Ulqinit ka hapur zyrtarisht sezonin veror 2017. Manifestimi Të gjithë për turizëm i cili mbahet vite me radhë dhe tashmë është bërë tradicionale, ka mbledhur këtë vit, artiste, këngëtarë, dizajner dhe të tjerë në një vend, të cilët këtë manifestim e kanë bërë një aktivitet të jashtëzakonshëm.

Me panairin e artizanëve ku punimet e veta i kanë ekspozuar rreth 70 ekspozues dhe me gala koncertin në Plazhin e vogël, ka filluar ky manifestim që ka zgjatur disa dit.

Me 3 Maj, për të parën herë Organizata Turistike e Ulqinit ka organizuar simpozijumin “Servantesi ndër kohëra”, simpozijum për mundeësitë e qëndrimit të shkrimtarit të njohur Miguel de Servantes në qytetin tonë të vjetër. Në këtë panel kanë folur Ertugul Onalp nga Turqia, Jolanda Bestiero de la Fuente nga Spanja, Daniel Sesilia poashtu nga Spanja, si dhe profesorët Ruzhdi Ushaku dhe Ismet Karamanaga nga Ulqini. Në prezencën e shkencëtarëve dhe personave që merren me jetën dhe punimet e këtij shkrimtari është diskutuar për mundësitë e qëndrimit të tij në Ulqin. Kjo siç thuhet legjendë apo histori e vërtetë viteve të fundit ka një rëndësi të madhe, dhe normalisht ne si Organizatë Turistike dhe qytet i Ulqinit do të mundohemi ta ngrisim në një nivel të lartë, në mënyrë që për të gjithë ne të jetë një inspirim për shumë aktivitete.

Me 4 dhe me 5 Maj, është mbajtur festivali ndërkombëtar i muzikës qytetare, ku kanë marrë pjesë grupe të ndryshme nga Turqia, Peja, Gjilani, Podgorica, Budva, Kotori, Tivari dhe Ulqini. Të gjithë ato që kanë qenë prezent kanë patur mundësinë të kënaqen me tingujt e kësaj muzikë të mrekullueshme por edhe të kujtojnë nepërmjet video materijaleve punën e grupeve  me të cilët Ulqini ka qenë gjithmonë i njohur. Një mirënjohje e madhe për ato që nuk ndodhen më ne mesin tonë por që kanë kontribuar në punën e këtyre grupeve, por edhe një përshendetje ka shkuar për të gjithë anëtarët tjerë që me një nostalgji të madhe e kanë përcjellur këtë koncert.

Medjunarodni FESTTIVALMe 6 Maj në muzeun e Kalasë është mbajtur sfilata e modës – Fashion night. Një ndërthurje e rinisë, bukurisë, talentit dhe glamurit kanë qenë treguesit më të mirë që atë mbrëmje shpresat tona tashmë janë bërë realitet ku me një dashuri dhe punë të madhe arritëm të bëjmë diçka për qytetin tonë dhe ta ngrisim në pijedestalin e manifestimeve të mëdha evropiane.

Me 7 Maj, poashtu në muzeun e Kalasë, është mbajtur ekspozita e shumë piktorëve të njohur nga Mali I Zi, Brazili, Kina, Palestina, Gjermania, Anglia, Rusia, Kroacia, Slovenia, Bosnja, Maqedonija, Kosova dhe Shqipëria.

Organizata Turistike e Ulqinit dhe drejtori Mr Fuad Haxhibeti falendërojnë të gjithë që kanë qenë pjesë e këtij organizimi dhe kanë kontribuar për një promovim më të mirë të ofertës turistike dhe në mënyrë kaq të bukur bënë hapjen e sezonit veror 2017 për të cilën shpresojmë të jetë i suksesshëm dhe i beriqetshëm.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top