Organizata turistike e Ulqinit, në bashkëpunim me Organizatën nacionale turistike, organizatat lokale turistike të Budvës, Tivarit, Kotorrit, Tivatit dhe Podgoricës, bizneset turistike dhe partnerët strategjik, po prezantojnë ofertën turistike malazeze në panairin “TT Warsaw”, i cili mbahet prej më 26 deri më 28 nëntor në Varshavë.
Panairi “TT Warsaw” është një nga ngjarjet më të rëndësishme ndërkombëtare të biznesit turistik në Poloni, ndërsa OT Ulqin merr pjesë për të dytën herë.
Duhet të themi se turistët polak vitet e fundit gjithnjë e më shumë vizitojnë Ulqinin kështu që panairi në Varshavë është një nga më të rëndësishmit për prezantimin e ofertës turistike të qytetit tone.
Sipas të dhënave statistikore, në nëntë muajt e parë të këtij viti Malin e Zi e kanë vizituar rreth 50 mijë mysafirë nga Polonia, të cilët realizuan rreth 260 mijë fjetje, që është 15 për qind më shumë se vitin e kaluar.