Gjatë kësaj jave, prej më 28 deri më 31 janar, do të mbahet panairi i turizmit në Stamboll (EMITT 2016).
Në këtë eveniment, i cili është një nga pesë manifestimet turistike më të rëndësishme në botë, Organizata turistike e Ulqinit do të prezantojë ofertën e kësaj komunë për verën e ardhshme.
Numri i mysafirëve nga Turqia të cilët vizitojnë rivierën e Ulqinit rritet prej vitit në vit, kështu që kjo është mundësi e mirë që panairi i ardhshëm në Stamboll të shfrytëzohet që të rritet interesimi i agjencive turke dhe turistëve individual.