Wednesday , October 17 2018
Lajmi i fundit

OT: PREZANTIMI NË PANAIRIN E NOVI SADIT

Novi SadOrganizata Turistike dhe disa kompani nga Ulqini do të prezantojnë ofertën turistike të qytetit në Panairin e Turizmit i cili sot fillon në Novi Sad.

Në këtë manifestim ofertën do ta prezantojnë mbi 500 ekspozues në hapësira të ndryshme të Panairit të Novi Sadit i cili këtë vit për të 51 herë hapi sallën për ekspozuesit.

Përveç turizmit sot filluan panairet e ekologjisë dhe sportit, ndërsa në sallat e Panairit të Novi Sadit dje filloi Panairi i Gjuetisë dhe Peshkimit.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top