Wednesday , July 26 2017
Lajmi i fundit

OT: PREZANTOHET OFERTA E ULQINIT NË PANAIRIN NË MOSKË

MIIT, MoskvaNën organizimin e Organizatës nacionale turistike të Malit të Zi dhe Ministrisë së zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit, oferta turistike e Malit të Zi do të prezantohet në panairin më të madh në Rusi në një nga panairet më të rëndësishme turistike në botë MITT 2017 (Moscow International Travel & Tourism Exhibition), i cili mbahet prej më 14 deri më 16 mars në Moskë.

Në stendën e Organizatës nacionale turistike të Malit të Zi ofertën e vet do ta prezantojë përveç të tjerëve edhe organizata lokale turistike e Ulqinit.

Në panair priten mbi 1600 ekspozues nga rreth 180 vende, më shumë se 28000 vizitorë prej të cilëve 75% janë agjentë dhe turoperatorë nga Rusia.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top