Monday , March 25 2019
Lajmi i fundit

OT: SË SHPEJTI FUSHATA PËR PAGESËN MË TË MADHE TË TAKSËS SË BANIMIT

Komuna e Ulqinit, Opstina UlcinjSipas të dhënave zyrtare të Qeverisë malazeze, Ulqini vitin e kaluar humbi gjysmë milioni euro në javë për shkak të mospagesës së taksës së banimit.

Prandaj në administratën lokale vendosën të iniciojnë fushatën për rritjen e pagesës së saj. Me këtë rast në Komunë të enjten u mbajt takimi në të cilin morën pjesë edhe përfaqësuesit e institucioneve shtetërore dhe ekspertët nga Britania e Madhe.

Njëkohësisht paralajmërohen një sërë masash që kanë synim rregullësinë tek ato që merren me qiradhënien e akomodimit, sepse vlerësohet që më shumë se 70 për qind e këtyre të ardhurave mbeten në „zonën informale“.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top