Thursday , October 22 2020
Lajmi i fundit

OT: SHTIGJET E SHKËLQYERA PËR ECJE NË NATYRË NË KOMUNËN E ULQINIT

Plazhi i madh, Velika plazaUlqini është parajsë për ato që dëshirojnë të ecin dhe njëkohësisht të shijojnë bukuritë e natyrës, pohojnë nga Organizata Turistike e Ulqinit.

Siç theksohet, janë të panumërta shtigjet për ecje në natyrë të cilat janë lehtësisht të qasshme: mund të shëtisin dhe të shijojnë ajrin e pastër pranë detit, në Pyllin e Pishave, në rrugët me makadam në Ullishtë, pranë baseneve në Kripore, si dhe nëpër shtigjet e vjetra të shkohet në kodrat dhe malet përreth, siç janë Mozhuri dhe Rumia.

“Vizita e fshatrave në brendësi, ju mundëson që ta ndjeni të kaluarën dhe mënyrën e dikurshme të jetës në këtë krahinë”, thonë nga OT dhe shtojnë se mjekët në veçanti rekomandojnë shëtitjet në cekëtinën zallore në Plazhin e Madh dhe të Vogël.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top