Friday , February 23 2018
Lajmi i fundit

OT: SILLET VENDIMI PËR ZGJIDHJEN IDEORE TË SKULPTURËS SË SERVANTESIT DHE DULCINESË

ServantesOrganizata Turistike e Ulqinit më heret ka lajmeruar opinionin qe ka shpallur konkursin per punimin e skulpturës mbi figurën e Servantesit dhe Dulcinea. Pas kësaj shpalljeje ku janë paraqitur disa kandidatë nga vendi dhe rajoni, Komisioni i përbërë nga z.Qazim Muja – kryetar, Dr Nail Draga – anëtar dhe Mehmet Aloja – anëetar, njëzërit ka pru vendimin që vendi i parë ti takojë z.Bujar Vani i cili përveç dokumentacionit në formë të shkruar ka dorëzuar edhe figurën e punuar në skulpturë. Vendi i dytë i ka takuar z.Evis Kabilo kurse vendi i tretë z.Agron Ujkashi nga Ulqini.
Organizata Turistike e Ulqinit punimin e kësaj skulpture e ka planifikuar në bazë të Plan programit për vitin 2018, kështu që së shpejti do të fillojë me realizimin i cili shpresojmë të përfundohet para fillimit të sezonit turistik.
Sipas legjendës në Ulqin kah fundi i shekullit 16 si rob ka qenë edhe shkrimtari i famshëm Miguel de Servantes. Disa studiues të romanit përfundojnë se personazhi kryesor i romanit Dulcineja personifikohet si Ulqinake. Pra, kryevepra e tij Don Kishoti, ka dal pasi Servantesi ishte rob në qytetin e vjetër i cili atëherë, po edhe sot në shtetet romake quhej Dolcinjo. A mos do të thotë kjo që Dolcinea është emri i dytë për ulqinaken?
Ky tregim apo legjendë përjetësoi emrin Ulqin.

Drejtor i OT Ulqin
Mr Fuad Haxhibeti

4 comments

  1. Eeeee rujna Zat gja ma pa lidhje nuk shofin syt. Njiher sorra tesh ky qamet i zi alametit
    A nuk isht shum ma bukur me u ba skulpture me bark aty, dicka si e ka venin aty. Nji velanije e bukur, me e deshmu traditen pirate Ulqinake. Kshtu, ky qyqari pa
    pik fajit e fitej skulpturen n pjesen ma t bukur t Ranes
    Aaaa brravo komun, ja keni q. nanen kti qytet.

    • Shum me drejtë e ke atu asht mirë mu vendosë danji bark/ anije çka asht tradita e Ulqinit ja me vu kët gogol me trembe femijt dhe me prish pamjen i Ulqinit dhe për ket gja ne të gjitha shtetet demokratike vendosin banort e atij quteti ja pushtetart qi në kët rast jan tuj prish pamjen e qutetit dhe kja skulpture nuk e ka vendin atu dhe ata janę të lirë atë skulpture mi vendosë naper obora shpise te veta.
      Kja figure ska asnjifar shije .

  2. Edhe, pse nuk jan kta punime t prezentumon popullit t Ulqinit, me pa se si duken edhe ti zgesh populli e ja da antar e kryetara t koruptumon, burgosun edhe si skajn lidhje me art. Pse tan duhet me qen politik

  3. Ullini maje pazarit, barka me vela n Ran, Servantesi ma i vogel n muzej, gjithsecili aty ku e ka venin. Per nji gja si kja, n hymje t Kalas 2500 vjecare, ke “marina” e Ulqinit, ky ska ca kerkem aty. Nese ja n Kala, para biblotekes tja bajn venin par mas t jet i zi se isht parki i fmive aty e mas t tremen. Pse n komisiom nuk ka Rranacak ose Kalali si e njofin historin, edhe ata me nap menimin e vet e ja me na rras t turinj/ qe ku e keni edhe myllni gojen. M vjen keq si tesh pa e merr DPS n dor me ba me Ulqin cka t dojn par se e kan meritu kta e jon mi qit jasht, e kan meritu deri n mide. Ment n kry Ulqinak

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top