Sunday , April 21 2019
Lajmi i fundit

OT: TAKIMI I PARË ME RADHË PËR PËRGATITJEN MË TË MIRË TË SEZONIT

Organizata TuristikeNë kuadër të përgatitjeve për sezonin e ardhshëm, Organizata Turistike e Ulqinit filloi serinë e bisedimeve me hotelierët, qiramarrësit e plazheve, pronarët e restoranteve dhe të apartamenteve dhe të gjithë subjektet relevante nga fusha e turizmit.

Takimi i parë u mbajt të mërkurën në restorantin “Safari”, ku ishte i pranishëm edhe kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq me bashkëpunëtorë.

“Jemi të bindur se në bisedë të drejtpërdrejtë, në mënyrën më të mirë, mund të harmonizohen hapat dhe veprimet që destinacioni jonë sa më mirë ta presë sezonin”, tha drejtori i OT-së Fatmir Gjeka, gjersa Nrekiq foli për aktivitetet të cilat i bënë dhe planifikoi ti bëjë administrata lokale.

Punëtorët e pranishëm turistik dhanë vërejtjet, propozimet dhe sugjerimet lidhur me problemet ekzistuese në Ulqin, e të cilët, siç u përfundua, vetëm bashkërisht mund të zgjidhen në mënyrë efikase.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top