OT: TË HËNËN ZGJEDHIN PASARDHËSIN E CAKULIT

Kuvendi i OT Ulqin, Skupstina TO UlcinjKuvendi i Organizatës turistike të Ulqinit do të mbahet të hënën, në Sallën e vogël të komunës, me fillim në ora 11, mëson Portali Ul-info.

Në këtë mbledhje do të shpallet dorëheqja e kryetarit të deritashëm të Këshillit ekzekutiv (KE) Xhaudet Cakuli, do të zgjidhet anëtari i ri i KE, e pastaj kryetari i ri i këtij trupi.

Një person nuk mund të jetë në dy këshilla drejtues ku themelues është shteti, gjegjësisht komuna, ndërsa Cakuli është zgjedhur kryetari i Këshillit drejtues të Të mirave detare në prill të vitit 2013.

Në mbledhjen e OT do të miratohet, përveç të tjerash, programi i punës dhe plani financiar i këtij institucioni për vitin 2015.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…