Thursday , August 24 2017
Lajmi i fundit

OT: TELEVIZIONI SHTETËROR AUSTRIAK “ORF 2” INCIZOI NË ULQIN

orfNen organizimin e Organizates Nacionale turistike te Malit te Zi dhe organizatave lokale turistike, ekipi i  televizionit shteteror austrijak ORF2 ka qendruar ne vizite ne Mal te Zi prej 6 deri me 13 qershor.

Qellimi i kesaj vizite eshte realizimi i emisionit  „Taste of Europe“, ne kuader te se ciles do te prezantohet oferta turistike e Malit te Zi me nje theks te vecante ne gastronomi. Ne kete emision modetarori udheton ne rajone te ndryshme dhe hulumton per kulturem, turizmin dhe gastronomine. Fokusimi do te jete ne traditen e Malit te Zi, ne historine e popullit, gjuhen dhe kulturen si dhe specifikat e kuzhines tradicionale.

Gjate qendrimit, perfaqesuesit e televizionit kane patur rastin te vizitojne edhe Ulqinin ku kane qendruar tre dite ne hotelin Continental I cili eshte kujdesur per ti japur nje komfort dhe ku kane shijuar specijalitet tona. Ne kuader te vizites ne Ulqin ato kane vizitur Kalane, Valdanosin dhe prodhuesit e ullirit dhe vojit te ullirit, Plazhin e madh, Pyllin e pishave…Askush nga produkcioni nuk ka mundur te besoje qe aq shume bukuri fshihen pas ketij vendi kaq te vogel, keshtu qe jane munduar te incizojne pjeset me te bukura gjate punes se tyre.

Kjo reportazhe qe do te punohet, do te prezentohet me 01 tetor te vitit 2017, ku premiera pritet te kete mbi 300.000 shikues. Emitimi pritet te vazhdoje edhe 6 muaj ne vazhdim keshtu qe pritet qe shikueshmeria te arrije deri ne 1 milion shikues.

Shpresojme qe me keto grupe studimore do te ndikojme qe turistet nga keto vende te fillojne te na kthehen sa me pare.

Sherbimi i OT Ulqin

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top