Saturday , October 21 2017
Lajmi i fundit

OT Ulqin në panairin e Berlinit: PO KTHEHEN MYSAFIRËT E BERLINIT

image-0-02-05-682413165213b1ac5a4c4ae931637acabc3850cc774adbf740fa18ff16565e86-VNë panairin ndërkombëtar të Berlinit ITB 2017 që po mbahet prej 8 deri me 12 mars, Organizata Turistike e Ulqinit , është duke marrë pjesë në stendën e Organizatës Nacionale të MZ. Këtë panair e vizitojnë rreth 180.000 vizitues, prej të cilëve 120.000 janë profesional nga dega e turizmit, si dhe rreth 11.000 kompani dhe firma prej 180 vendeve, kështu që me plot bindje mund të themi që ky është njëri ndër panairet më të fortë në botë.

Në stendën e organizuar të ONT marrin pjesë edhe organizatat lokale si dhe shumë afaristë ku edhe është bashkuar oferta turistike e Malit të Zi në tërësi. Nga afaristet e Komunës së Ulqinit kemi Rivieren e Ulqinit, të cilët gjatë ditëve të panairit do të kenë kontakte dhe takime të ndryshme me agjensione dhe me klijentë të interesuar. Për Ulqinin, Gjermania është treg shumë i rëndësishëm pasi që viteve të fundit kemi rritje të numrit të turisteve nga ky vend çka tregon faktin që ngadalë kanë filluar ti kthehen qytetit tonë. Gjermanet tradicionalisht janë adhurues të natyrës, Pyllit të pishave, Plazhit të madh dhe Adës.

Delegacioni i Malit te Zi udhehiqet nga drejtoresha e ONT Zhelka Radak dhe nga keshilltarja e ministrit te turizmit Nada Paviqeviq qe do te kene shume takime me perfaqesuesit e sektorit ekonomik dhe te turizmit te Gjermanise, turoperatere dhe medije.

Drejtori I OT te Ulqinit Mr Fuad Haxhibeti ka patur mundesine te jape edhe nje deklarate gazetares se Vijestit per diaspore dhe Riviera e Ulqinit poashtu ka patur takim me perfaqesuesit e agjensionit te njohur turistik Obena .

Gjatë vitit 2016, Komunën e Ulqinit e kanë vizituar 11.955 turistë nga Gjermania të cilët kanë realizuar 73.148 fjetje ..

Shërbimi i OT Ulqin

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top