Monday , September 25 2017
Lajmi i fundit

OT Ulqin: PJESËMARRJA NË PANAIRIN E PRISHTINËS

image-0-02-05-55cc273d05f1bc82d845f1d35b374e89a0ad074f11a6d00f13893ce9ba69033b-VOrganizata Turistike e Ulqinit eshte pjesemarrese e panairit te turizmit i cili per here te 14 mbahet ne qytetin e Prishtines. Delegacioni eshte udhehequr nga kryetari i Komunes Nazif Cungu dhe kryetari i Kuvendit Loro Nrekiq , te cilet poashtu jane ne vizite zyrtare ne Kosove ne kuader te panairit te turizmit.

Fjalen e hapjes solemne te panairit e pati kryetari i Komunes z.Cungu i cili pershendeti perfaqesuesit e medijave dhe organizatoret per punen e bere. Shqiptaret nga Kosova por edhe nga diaspora jane miqet e Ulqinit, nje miqesi kjo e cila trashigohet dhe kultivohet me kujdes nga te dyja anet vite me radhe – shprehu kryetari Cungu.

image-0-02-05-c73a4705024235c7f1bc7e6119dc1df9e64855bae41f5c531aaad6ad6ab39179-VDuke marre parasysh faktin qe tregu Kosovar ka rendesi te madhe per turizmin e Ulqinit, Organizata Turistike e Ulqinit organizoi edhe konferencen per medije ku jane shpalosur gjithe risite qe Ulqini ofron per sezonin 2017 duke nisur nga festat e 1 majit dhe manifestimi Te gjithe per turizem qe tashme jane bere tradicionale per tregun e Kosoves.

Drejtori i Organizates Turistike Mr Fuad Haxhibeti tha qe ne si Organizate kete vit kemi bere shume pregaditje per nje vijim sa me te mire te sezonit turistik, duke filluar nga investimet ne qytet, prezantimi neper panairet dhe berzat turistike dhe manifestimet qe do te ndikojne dukshem ne oferten turistike verore per kete vit.

image-0-02-05-8d7f734dcac4ed727fcc8dc504da8ec218911dd004f412825e0f19b39cd04f5a-VPoashtu, gjate dites se pare, delegacioni nga Ulqini ka marre pjese ne disa programe televizive te Kosoves, ku kane njoftuar dhe ftuar te gjithe teleshikuesit te vizitojne Ulqinin edhe per festat e 1 majit ku edhe cmimet do te jene me te arsyeshme, por edhe gjate sezonit veror sepse, mund te themi tashme qe Ulqini eshte edhe nje nder destinacionet me te preferuara per kosovaret.

Nga afaristet e Ulqinit qe se bashku me Organizaten Turistike po prezantojne ofertat e tyre jane hoteli Mediteran, Albatros, Continental, Llolla, Eneida, Riva, Copacabana si dhe shume te tjere.

Ne kuader te agjendes eshte poashtu edhe kokteji i cili organizohet ne lokalin e mirenjohur Bamboo ku te ftuar do jene perfaqesuesit e medijave, gazetare, ambasador, perfaqesues te agjensioneve dhe partnereve nga Kosova si dhe miqet e Ulqinit.

Sherbimi i OT Ulqin

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top