Thursday , July 16 2020
Lajmi i fundit

OT Ulqin: VENDIMI I TNK-SË NË MOMENTIN E DUHUR

Panorama Ulcinj, UlqinNga Organizata Turistike e Ulqinit përshëndetën vendimin e Trupit Nacional Koordinues (TNK) që qytetarëve të një sërë shteteve, përfshirë këtu edhe Kosovën, Bosnjën dhe Hercegovinën, Gjermaninë dhe Maqedoninë Veriore t’i mundësohet hyrja në Mal të Zi.

“Ky vendim u miratua në momentin e duhur, sepse prej këtyre vendeve realizohet rreth 70 për qind e xhiros në rivierën e Ulqinit”, thonë nga OT.

Siç shtohet, pritet që në ditët dhe javët në vijim të plotësohen kushtet që qytetarëve të shteteve tjera eminente t’i mundësohet hyrja në vendin tonë.

“Prandaj jemi optimist që, së bashku me të gjitha që më herët i kanë bërë punëtorët tonë turistik, hotelierët, plazhistët, pronarët e restoranteve dhe lokaleve, si dhe pronarët e akomodimit privat, sezoni në bregdetin e Ulqinit do të jetë i suksesshëm”, theksojnë nga OT Ulqin.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top