Monday , September 16 2019
Lajmi i fundit

OT: VETËM PESË PËRQIND E MYSAFIRËVE U LAJMËRUAN, NISIN KONTROLLET MË TË RREPTA

Pika, Punkt, OT, TONga e mërkura, me 1 maj, në Ulqin do të nisin kontrollet më të rrepta të lajmërimit të mysafirëve në akomodimin privat, njoftuan organet inspektuese.

Edhe në Organizatën Turistike mendojnë se kjo është e nevojshme. Ato vlerësojnë se gjatë ditëve që kaluan në akomodimin privat në rivierën e Ulqinit ishin rreth pesë mijë mysafirë, ndërsa u regjistruan vetëm rreth pesë për qind nga ky numër.

“E denim që do të kishim vizitë të mire të turistëve, prandaj me 25 prill hapëm pikat tona në qytet. Por, mesazhet dhe apelet pronarët e akomodimit nuk i kuptuan. Prandaj do të duhet të rrisim kontrollet në terren, si dhe në bashkëpunim me organet tjera shtetërore, edhe në pikat kufitare”, njoftuan nga OT Ulqin.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top