Saturday , October 21 2017
Lajmi i fundit

OT: VITIN E KALUAR NË ULQIN VERUAN SHTATË MIJË RUS

6Organizata Turistike e Ulqinit në bashkëpunim me Organizatën Nacionale, Organizatat lokale si dhe me afaristët tanë, është duke marrë pjesë në panairin ndërkombëtar të turizmit Mitt 2017 që po mbahet në Moskë prej 14 deri 17 mars, dhe në këtë mënyrë po prezantohet  oferta turistike e Malit të Zi. Mitt është panairi më i madh në Rusi dhe njëri ndër më të rëndësishmit sa i përket panaireve të turizmit botëror. Me rreth 2000 ekspozues prej 200 vendeve të ndryshme botërore, Mitt është një vend ku kompanitë turistike dhe destinacionet turistike mund të bëjnë kontrata me agjensionet dhe turoperaterët në këtë treg të rëndësishëm.

Delegacioni i Malit të Zi drejtohet nga drejtoresha e ONT Zhelka Radak. Prej afaristeve nga Komuna e Ulqinit të cilët së bashku me OT po prezantojnë ofertën turistike janë Riviera e Ulqinit, dhe apartmanet Eneida të cilët deri në mbarim të panairit do të kenë kontakte me partnerë dhe klijentë të interesuar.

Në këtë panair marrin pjesë profesionistë nga lëmia e turizmit siç janë drejtora, menaxhere, përfaqësues të shteteve që kanë një rol të rëndësishëm në industrinë e turizmit , kështu që me bindje mund të themi që është një vend ku mund të shkëmbehen mendime, ide por edhe pse jo, të nënshkruhen kontrata të reja dhe të diskutohet për tema aktuale dhe të definohen prioritetet në lëmin e turizmit.

Ruset janë turistë që vazhdimisht vizitojnë Malin e Zi, kurse Ulqinin në vitin 2016 sipas të dhënave statistikore e kanë vizituar  6.988 turiste nga Rusia që kanë realizuar 65.804 fjetje.

 

Shërbimi i OT Ulqin

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top