Monday , August 21 2017
Lajmi i fundit

Otrant Olimpik: ARIAN MURATI KRYETAR I KLUBIT

Otrant Olimpik 1Në bazë të vendimit të Kuvendit të klubit lajmërojmë opinionin që është emëruar udhëheqësia e re e klubit. Në bazë të Vendimit u formua edhe Këshilli drejtues në përbërje të dashamirëve të futbollit, aktivistëve sportiv dhe përfaqësuesve të sponsorëve.
Për kryetar të klubit u emërua Arian Murati ndërsa për nënkryetarë u emëruan Arjan Lamoviq dhe Halil Dali Truma. Funksionin e drejtorit sportiv do e kryejë Filip Joviqeviq ndërsa si Sekretar i klubit do vazhdojë të jetë Selim Gorana. KF “Otrant Olympic” këtë vit garues do marrë pjesë në Ligën e dytë Malazeze e cila do fillojë ditën e diele me 13.08.2017. vit. Ne stadiumin “Olympic” vjen ekipi i KF “Bokel” nga Kotorri.

Shërbimi për informim
KF “Otrant Olympic”

One comment

  1. Qe, prep kta politikant perzihen aty ku se kajn venin
    Dali duhet me qen kryetar se aj e kupten lonjen edhe i merr vesht problemet e klubit. Kta dy tjert s marrin vesht gja, kta jan figura si kajn me ba ma shum dam se hajr. Si tan punt e Ulqinit

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top